Londër, Britani e Madhe | Drita jeshile në leximin e dytë në Dhomën e Komunave Britanike për projektligjin që synon të lejojë eutanazinë për pacientët të sëmurë përfundimisht.
Ligji, i prezantuar nga deputetja laburiste Kim Leaderbeater nën emrin e Projektligjit: “Për fundin e jetës për të rriturit me sëmundje terminale, parashikon mundësinë e vdekjes së asistuar për këdo 18 vjeç e lart me një jetëgjatësi të diagnostikuar jo më shumë se 6 muaj, me pëlqimin e mjekëve kurues”.
Projektligji mori 330 vota pro dhe 275 vota jo, me ndarje mes të gjitha partive kryesore.
Procesi drejt miratimit përfundimtar do të zgjasë disa muaj, por treguesi është se ka një shumicë ndërpartiake.
I ashtuquajturi lexim i dytë përfaqëson në sistemin britanik votimin e parë në dhomë brenda procesit parlamentar.
Dispozita vlen për Anglinë dhe Uellsin dhe jo për pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar, pra Skocinë dhe Irlandën e Veriut, të cilat, bazuar në parimin e transferimit, kanë kompetencën e tyre legjislative për këtë çështje.
Votimi në Dhomën e Komunave u arrit pas një debati intensiv që zgjati pesë orë, në të cilin deputetë individualë shprehën qëndrimin e tyre për projektligjin e drejtuar nga ndërgjegjja.
Qeveria laburiste e z. Keër Starmër (Keir Starmer) kishte deklaruar prej kohësh se donte t'u jepte lirinë e votës deputetëve të mazhorancës dhe nga të dhënat e Westminster rezultoi se vetë kryeministri votoi pro masës, ndërsa ekzekutivi ishte i ndarë mes atyre pro dhe atyre kundër.
Në mesin e bankave të opozitës, pro u shprehën ish-kryeministri konservator Rishi Sunak dhe disa nga ish-ministrat e tij.
“Jam jashtëzakonisht krenare: mendoj se e kemi parë Parlamentin në formën e tij më të mirë sot”, tha sponsorja e projektligjit, deputetja laburiste Kim Leadbeater, motra e deputetes së ndjerë Xh Koks (Jo Cox), e cila, u vra në vitin 2016 nga një ekstremist i krahut të djathtë imigrues në veri të Anglisë.
Megjithatë, nga shumë anë është theksuar se, duke pasur parasysh numrin e madh të deputetëve që janë kundër, është e nevojshme të vazhdohet diskutimi për tekstin edhe në dritën e amendamenteve që mund të paraqiten.
Ndërsa jashtë Parlamentit të Westminster-it, shumë aktivistë në favor të ligjit të eutanazisë u gëzuan dhe përqafuan njëri-tjetrin me lajmin e dritës së parë jeshile për këtë masë ligjore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires