top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

BRITANI E MADHE: NISI SAMITI PAN-EUROPIAN ME FOKUS UKRAINËN DHE MIGRANTËT | SHQIPËRIA DHE ITALIA DREJTOJNË TRYEZËN E EMIGRACIONIT.

Londër, Britani e Madhe | Samiti i katërt i Komunitetit Politik Europian (KPE), një forum i zgjeruar pan-europian që përfshin 47 vende të kontinentit të vjetër, filloi me ardhjen e udhëheqësve të parë, të pritur nga kryeministri britanik, Keër Starmër (Keir Starmer), anëtarë të BE-së ose NATO-s, duke përfshirë Turqinë dhe ish-republika të ndryshme sovjetike (nga Ukraina në Kaukaz) me përjashtimin e vetëm të Rusisë dhe Bjellorusisë.

 

Takimi bëhet simbolikisht në Pallatin Blenheim, një rezidencë historike në Ouksfourdshaiër (Oxfordshire) e mbrojtur nga UNESCO, e cila i përkiste familjes Çërçill (Churchill) për rreth dy shekuj në të cilën lindi vetë Uinston Çërçill (Winston Churchill).

 

Në qendër të këtij samiti të vitit 2024, qeveria e Londrës donte të vendoste çështjen e sigurisë dhe mbështetjes për Ukrainën, së cilës i kushtohet seanca plenare, e bashkëkryesuar nga kryeministri Starmer dhe presidenti i Këshillit Europian, Karl Mishel (Charles Michel): sesioni në të cilin pritet edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, pak më shumë se një javë pas mbështetjes së marrë në samitin e fundit të NATO-s në Uashington.

 

Znj. Ursula von den Leyen do të mungojë, sepse do të jetë duke luftuar me votën e besimit në Bruksel.

 

Do të pasojnë katër tryeza tematike paralele.

 

Njëra, kushtuar luftës kundër emigracionit të paligjshëm, e dëshiruar bashkërisht nga Roma dhe Londra, e cila drejtohet nga Shqipëria dhe Italia, në prani të kryeministrit Starmer; një tjetër fokusuar në çështjet e energjisë dhe lidhjes, e bashkëkryesuar nga Norvegjia dhe Sllovenia; dhe dy të fundit kushtuar temës së mbrojtjes së demokracisë nga kërcënimi i ndërhyrjeve të llojeve të ndryshme, të bashkëkryesuara përkatësisht nga Franca (e përfaqësuar nga presidenti Emanuel Makron) dhe Moldavia dhe nga Këshilli Evropian dhe Mali i Zi.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

header.all-comments

ratings-display.rating-aria-label
header.no-ratings-yet

comment-box.add-a-rating
bottom of page