Londër, Britani e Madhe | Peshku i përkëdhelur i një familjeje në Angli është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të disa tipareve të çuditshme në fytyrë.
Një karp koi katërvjeçar, Bobi, nga Lidsi (Leeds), shkaktoi një sensacion në internet pasi përdoruesit vunë re se fytyra e tij dukej çuditërisht si njeriu.
Pronari 48-vjeçar i Bobit, Malcolm Pawson, e solli krapin në akuariumin e kopshtit të tij tre vjet më parë pasi e bleu për 150 £ dhe nuk e kishte idenë se Bobi do të bëhej një atraksion turistik.
Kalimtarët ndalojnë rregullisht për të parë nga afër peshkun me fytyrë antropomorfe dhe fansat e tij nëpër internet janë magjepsur nga pamja e tij e pazakontë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments