
Londër, Britani e Madhe | Autoritetet britanike të gjykimit penal shqiptuan dënim me 7 vjet e gjysëm heqje lirie për z. Gleni Goleci, me moshë 27 vjeç.
Ai u akuzua si tregtar droge.
Arrestimi i tij u krye nga oficerët e Met dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Rrugën e Poterisë në Kew muajin e kaluar.
Kur ata kontrolluan Hyundai-n që ai po drejtonte, gjetën 1.5 kilogramë kokainë dhe rreth 20000 paund në një ndarje të fshehur në bagazhin e tij, e cila, funksiononte nga një sërë butonash të cilët mund të shtypeshin vetëm në një mënyrë specifike.
Kur oficerët kontrolluan një banesë në Holland Gardens, Brentford, e lidhur me z. Goleci, ata gjetën gjashtë kilogramë të tjerë kokainë të fshehura pas një shtrati dhe brenda një divani, si dhe rreth 60000 £ të tjera.
Ata gjetën gjithashtu një replikë pistoletë ajrore Colt, peshore, një thikë, një fletore me listë me emra dhe një kuti të madhe me doreza të disponueshme.
7.5 kilogramë drogë kishte një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 350000 (paund) £.
Z. Goleci, ishte emigrant ilegal shqiptar pa vendbanim të caktuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u deklarua fajtor në Gjykatën Aizlluorth Kraun (Isleworth Crown), të enjten, përpara se të dënohej.
Z. Endrju Tiknër (Andrew Tickner), i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha: “Qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë londinezët nga shkelësit e dëmshëm si Gleni Goleci. Kriminaliteti i rëndë në të cilin ai ishte përfshirë nxit dhunën, frikësimin dhe shfrytëzimin në komunitete. NCA dhe Policia Metropolitane vazhdojnë të punojnë në partneritet për të penguar grupet e krimit të organizuar pas trafikut të drogës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments