top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: FLAMUR LAMAJ U ARRESTUA ME 13 PAKO KOKAINË | RREZIKON MBI 1 VIT BURG + DËBIM.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Z. Flamur Lamaj, me moshë 21 vjeç, emigrant i paligjshëm u ndalua nga strukturat vendore të Policisë britanike i dyshuar për shitje kokaine.

 

Ai u nxuar përpara Gjykatës së Kurorës së Northampton-it, mëngjesin e së premtes, duke pranuar akuzat penale të ngritura ndaj tij.

 

Gjykata vërejti se ai u ndalua në Dhë Hidllends (The Headlands), Northampton, më 12 korrik 2024, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan 13 pako kokainë, 50 £ të thata (kash) dhe mesazhe telefonike që e lidhnin atë me tregtinë e organizuar të kokainës.

 

Gjykata vërejti se ai nuk kishte dënime penale të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, por policia nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse ai kishte një precedent penal në Shqipëri.


Ai rrezikon të dënohet me më shumë se 12 muaj heqje lirie, dhe Sekretari i Shtetit do të urdhërojë dëbimin e tij, pasi të kryejë kryer dënimin me burg.

 

Ai nuk ka adresë fikse në Mbretërinë e Bashkuar dhe u dha autoriteteve një emër të rremë, pasi nuk kishte leje të qëndronte apo të punonte në Britaninë e Madhe.

 

Ai u deklaroi autoriteteve të hetimit penal se i jepeshin 500 paund (£) në javë për të tregtuar drogë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page