BRITANI E MADHE: EDUART CILI U DËNUA ME 24 MUAJ BURG | KULTIVUES HASHASHI NË “SHTËPI BARI”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Strukturat britanike të hetimit penal arrestuan:
1- Z. Eduart Çili, me moshë 29 vjeç.
Pasi u krye procesi penal ndaj tij ai u dënua me 24 muaj heqje lirie, për shkak se kishte kultivuar 269 bimë hashashi në një banesë, në Bërtn Leitimër (Burton Latimer).
Gjatë kontrollit brenda një papafingoje autoritetet britanike të hetimit penal gjetën bimët e hashashit që kapnin vlerën deri në 90000 £, së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjen e tyre.
Bima narkotike dhe mjetet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





















Comments