top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: AZEM FERIZOLLI U DËNUA ME 8 VJET E 6 MUAJ BURG; HALIT FERIZOLLI U DËNUA ME 9 VJET BURG; GENART LOCA U DËNUA ME 7 VJET BURG | DËNIME PENALE EDHE PËR 5 TË TJERË | EMRAT 1 PËR 1.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Autoritetet britanike të gjykimit penal shpallën vendimet penale për:

1- Z. Azem Ferizolli, me moshë 24 vjeç, u dënua me tetë vjet e gjashtë muaj.

2- Z. Halit Ferizolli, me moshë 34 vjeç, u dënua me nëntë vjet.

3- Z. Genart Loca, me moshë 23 vjeç, u dënua me shtatë vjet.

 

Dënimet penale u shqiptuan nga gjykata e Isuiçit (Ipswich), për shkelje penale të lidhura me drogërat.

 

Në vitin 2023 psë anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal u dënuan me 15 vjet heqje lirie gjithsej të akuzuar për trafik kokaine mes hakut kohor që u përket viteve 2020-2022, konkretisht:

1- Z. Avenis Dida, me moshë 22 vjeç, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

2- Z. Hayg Boduryan, me moshë 33 vjeç, u dënua me katër vjet burg.

3- Z. Kastriot Rexha, me moshë 24 vjeç, u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

4- Z. Arxhend Bera, me moshë 18 vjeç, u dënua me 2 vite e 6 muaj burg.

5- Z. Artan Kastrati, me moshë 33 vjeç, u dënua me 3 vite dhe 2 muaj burg.

 

Atyre iu sekuestruan:

1- 50000 £.

2- Dy ora Rolex me vlerë gjithsej 25000 £.

3- Sende të ndryshme të veshjeve, këpucëve dhe çanta, në shumën totale prej 10000 £.

4- Një automjet “Toyota Prius” me vlerë rreth 7000 £.

 

Ata gjetën gjithashtu kokainë dhe një pasaportë të dyshuar false.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page