top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZILI NIS ALEANCËN GLOBALE KUNDËR URISË NË FAO.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Brasilia, Brazil | Ministri i Zhvillimit dhe Ndihmës Sociale, Familjes dhe Luftës kundër Urisë i Brazilit, Uellington (Wellington) Dias, prezantoi Aleancën Globale kundër Urisë në FAO (Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara dhe Varfërisë).

 

Ministri Dias, i cili nisi nismën në muajin korrik, si pjesë e takimeve paraprake të G20-ës në Rio de Zhaneiro më 18 dhe 19 nëntor, përfaqëson qeverinë e arit të gjelbër gjatë seancës së 52-të plenare të Komitetit për Sigurinë Ushqimore, që po zhvillohet në selinë e FAO-s në Romë.

 

Në një ngjarje paralele në plenarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, ministri u bëri thirrje qeverive dhe organizatave në mbarë botën që të bashkohen me Aleancën Globale kundër Urisë dhe Varfërisë.

 

Është një projekt i shtetit tonë, jo diçka e paqartë, por një nismë që ka një fillim dhe një fund dhe është sinteza e asaj që kemi provuar dhe asaj që ka funksionuar për ne”, deklaroi ministri Dias, duke renditur nismat kryesore të Brazilit për të luftuar urinë dhe varfërinë, nga transferimi i të ardhurave te trajnimi për punësim dhe sipërmarrje, nga ushqimet publike te linjat e financimit me kosto të ulët dhe në disa raste, subvencionet, siç është rasti me programin e “Grantit Familjar”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page