BRAZIL: SULM POLICOR RRUFE MBI FAVELËN BASTION TË ORGANIZATËS KRIMINALE TERCEIRO COMANDO PURO E DREJTUAR NGA PEISHAO (PEIXÃO) | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË COMPLEXO DE ISRAEL; 4 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 10
- 2 min read

Rio de Zhanerio, Brazil | Të shtëna intensive në zonën veriore të Rio de Zhanerios ku policia nisi një operacion të madh në favelat e Kompleksit Izrael (Complexo de Israel), për ekzekutimin e shtatëdhjetë urdhër-arresteve kundër trafikantëve të Terceiro Comando Puro, një organizatë kriminale që kontrollon tregun e drogës në zonë.
Katër persona, përfshirë dy pasagjerë të një autobusi dhe shoferi i një autobusi, u goditën nga plumba qorrë dhe u transferuan në spital.
Si masë paraprake, dy rrugë të rëndësishme - Avenida Brasil dhe Linha Vermelha - u mbyllën për trafikun për disa orë, duke shkaktuar bllokimin e trafikut.
Në disa pamje që u bënë virale në mediat sociale virtuale, njerëzit shihen të shtrirë përtokë ndërsa luten dhe këndojnë himne të shenjta në fazat më akute të të shtënave.
Sipas policisë, ky veprim është rezultat i shtatë muajsh hetimesh penale paraprake, të cilat, çuan në identifikimin e 44 anëtarëve të organizatës.
Shënjestra kryesore e forcave policore mbetet z. Alvaro Malakuias (Malaquias) Santa Rosa, i njohur si Peishao (Peixão), një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në vend, i cili, i ka transformuar lagjet e varfra të Vigário Geral, Parada de Lukas (Lucas), Sidade (Cidade) Alta, Sinko Bokas (Cinco Bocas) dhe Pika (Pica)-Pau - të mbledhura në Kompleksin e Izraelit (Complexo de Israel) - në fortesën e tij.
Me 79 precedentë kriminalë, por pa shkelur kurrë në një burg, Peishao (Peixão) ka instaluar një Yll të madh të Davidit (një shenjë mbrojtjeje për izraelitët) në pikën më të lartë të bastionit të tij, i cili, kur ndriçohet natën mund të shihet nga kilometra larg.
Sipas mediave lokale, organizata e udhëhequr nga z. Malakuias (Malaquias) Santa Rosa ka gjithashtu një njësi të specializuar në rrëzimin e aeroplanëve dhe helikopterëve.
Organizata Terceiro Comando Puro konkurron për sheshin Karioka (Carioca) me Comando Vermelho dhe milicitë.



Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments