top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZIL | NAFTA NË AMAZONË VLEN 66 MILIARDË DOLLARË ($); 700 MIJË FUÇI NË DITË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28
  • 1 min read
ree

Rio de Zhanerio, Brazil | Eksplorimi i suksesshëm i naftës në lumin Amazon mund t’i shtojë rreth 66 miliardë euro (419 miliardë reais) produktit të brendshëm bruto të Brazilit”.


Drejtori i licencimit mjedisor i Petrobras-it, Daniele Lomba, e bëri deklaratën gjatë një eventi publik në Rio”, siç raportohet nga enti mediatik “Infomoney”.


Kompania shtetërore filloi shpimet eksploruese javën e kaluar, pasi përfundoi një proces të gjatë për të marrë licencën mjedisore të Ibamës, e cila, u kontestua nga ambientalistët.


Një studim i brendshëm i Petrobras-it parashikon një skenar në të cilin prodhimi në zonën e njohur si Marzhi Ekuatorial arrin nivele të ngjashme me ato të Gujanës fqinje, duke arritur në 700 mijë fuçi në ditë.


Kjo mund të gjenerojë deri në 2.1 milion vende pune direkte, të ardhura tatimore prej afërsisht 4 miliardë eurosh (25 miliardë BRL) dhe honorare prej 3.2 miliardë eurosh shtesë.


Për krahasim, PBB-ja aktuale e shtetit të Amapá-s është afërsisht 3.6 miliardë euro (23 miliardë BRL).


Sipas z. Lomba, pellgjet që përbëjnë Marzhi Ekuatorial - përgjatë bregdetit midis shteteve të Amapá-s dhe Rio Grande do Norte - janë më të mëdha se pellgjet para-kripëse të Kampos, Santos dhe Espírito Santo, të cilat, kanë mbështetur prodhimin kombëtar që nga vitet 1950.


Kjo përfaqëson një potencial thelbësor për të siguruar vetëmjaftueshmërinë energjetike”, deklaroi ai.


Kufijtë e rinj janë thelbësorë për sigurinë energjetike dhe uljen e varfërisë energjetike”, shtoi ai më tej.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page