BRAZIL: AVIONI ME 68 PASAGJERË U RRËZUA NË SHËN PAL (SAO PAULO).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 9, 2024
- 1 min read
Shën Pal (Sao Paulo), Brazil | Një aeroplan pasagjerësh është përplasur me një kompleks banimi në qytetin Vinhedo, në shtetin brazilian të Shën Palit (Sao Paulo).
Sipas Voepass Linhas Aéreas - kompania zotëruese e avionit - bëhet fjalë për një aeroplan pasagjerësh turboprop model ATR-72 me një kapacitet prej 68 pasagjerësh.
Fluturimi u nis nga Kaskaveli (Cascavel), në shtetin e Paraná dhe u nis për në Guarulhos, (Shën Pal).
Policia ushtarake, zjarrfikësit dhe mbrojtja civile dërguan në vendngjarje shumë njerëz dhe automjete.
Autoritetet nuk e kanë publikuar ende listën e pasagjerëve dhe për momentin nuk dihet numri i viktimave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments