BRAZIL | 60 TË VDEKUR NË OPERACIONIN POLICOR NË LAGJET E VARFRA (FAVELAT) TË RIO DE ZHANERIOS; 4 POLICË + 56 BANDITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 28
- 1 min read

Rio de Zhanerio, Brazil | Numri i përkohshëm i të vdekurve nga përleshjet me armë në lagjet e varfra (favela) të Rio de Zhaneiros verior, në komplekset Alemao (Alemão) dhe Penha, është të paktën 60.
Objektivi kryesor i operacionit është kapja e trafikantëve të lidhur me Comando Vermelho (CV), organizatën kriminale më të fuqishme në Rio de Zhaneiro.
Në hakmarrje ndaj institucioneve, CV aktualisht po promovon bllokime rrugësh në pjesë të ndryshme të qytetit, nga zona veriore deri në qendrën historike.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments