BRAIËN (BRIAN) THOMPSON CEO I GJIGANTIT TË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE UNITEDHEALTHCARE U VRA NË MES TË JORKUT TË RI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 4, 2024
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Vrasje në Manhattan, në zemër të Jorkut të Ri, ku CEO i gjigantit të sigurimeve shëndetësore UnitedHealthcare, 50-vjeçari Braiën (Brian) Thompson, u qëllua për vdekje në gjoks, teksa po ecte drejt hotelit Hilton, për të marrë pjesë në një konferencë të kompanisë.
Vrasësi ishte i veshur me një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë dhe një çantë shpine gri, e priste.
Më pas ai iku i armatosur në drejtim të lindjes në Bulevardit të Gjashtë (Sixth Avenue). Policia vendore po e ndjek atë.
Hipoteza është ajo e një prite, por motivi nuk është i qartë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










___.png)




















Comments