top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOTOX JO VETËM PËR RRUDHAT: TOKSINAT E REJA DO TË ZGJEROJNË TERAPITË | NDËR RISITË ËSHTË EDHE TRAJTIMI I PLOTË I FYTYRËS DHE QAFËS.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bolonjë, Itali | Po vijnë toksina të reja botulinike, të cilat, do të na lejojnë të zgjerojmë mundësitë terapeutike të mjekësisë estetike.

 

Këtë e bëri të ditur presidenti i Shoqatës Italiane të Terapisë Estetike Botulinum (Aiteb), z. Xhovani (Giovanni) Salti, duke bërë një bilanc të kongresit që u mbajt së fundmi në Bolonjë.

 

Shumë toksina të reja janë miratuar vitet e fundit dhe po aq janë tashmë në zhvillim”, tha ai.

 

Në të ardhmen, këto toksina të reja mund të përdoren në terapi të ndryshme mjekësore, duke e drejtuar ilaçin drejt organeve që zakonisht nuk janë të përfshira.

 

Ndër risitë e prezantuara në kongres nga ekspertët shkencorë mbi toksinën botulinum, rolet e shumta të barit, përdorimi e ultrazërit dhe elektromiografisë, deri në përvetësime të mëtejshme anatomike në strukturën e muskujve dhe pllakave neuromuskulare, por edhe trajtimin e plotë të fytyrës dhe qafës, që garanton harmoninë dhe ekuilibrin muskulor”, shtoi ai më tej.

 

Aplikimi i Botox-it kozmetik si trajtim për grupet e muskujve të qafës është miratuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke pasur parasysh rezultatet pozitive të provës, është vetëm çështje kohe që të miratohet edhe këtu në Evropë”, përfundoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page