top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOSNJE HERCEGOVINË: INELA SELIMOVIÇ DHE DJALI I SAJ I MITUR ME MOSHË 13 VJEÇ U GJETËN TË VDEKUR | DYSHOHET SE U VRANË NGA EMRI SELIMOVIÇ (BASHKËSHORTI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13
  • 2 min read

Kalesija, Tuzla, Bosnje Hercegovinë | Trupat e vdekur të një gruaje dhe një fëmije 13-vjeçar u gjetën mbrëmë në Kalesija të Tuzlës, në Bosnje Hercegovinë.

 

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është në arrati dhe policia po e kërkon intensivisht”, bëri të ditur për BHRT zëdhënësi i Prokurorisë Kantonale të Tuzlës, Admir Arnautoviç.

 

Enti mediatik “Sarajevo Times”, raporton se Prokuroria e Kantonit të Tuzlës ka njoftuar për vrasjen e dyfishtë në Kalesija, duke konfirmuar se vrasja e znj. Inela Selimoviç 37-vjeçare dhe djalit të saj 13-vjeçar është shkaktuar nga mbytja, për të cilën është urdhëruar kryerja e autopsisë.

 

Z. Emir Selimoviç, me moshë 38 vjeç dhe njëkohësisht bashkëshorti i znj. Inela Selimoviç dyshohet për vrasjet e kryera.

 

Prokurori kujdestar dhe hetuesit e Sektorit të Policisë Kriminale të MPB-së së Kantonit të Tuzlës kanë kryer hetim në vendngjarje mbrëmë në një banesë në Kalesija, ku në orët e mbrëmjes janë gjetur dy trupa të pajetë.

 

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë aktualisht ndodhet në arrati dhe po punohet për gjetjen e tij.

 

Sot do të jepet urdhër për autopsi të trupave të të ndjerit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Janë duke u zhvilluar të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat janë duke u kryer nga hetuesit e SKP-së të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Tivatit dhe Departamentit të Policisë Kriminale të Departamentit të Policisë Kalesija, me urdhër të prokurorit, për të përcaktuar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me vrasjen e dyfishtë”, tha Prokuroria e Kantonit të Tuzlës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page