top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOMBA RUSE NË NJË HOTEL: 3 GAZETARË TË PLAGOSUR (1 UKRAINAS + 1 AMERIKAN + 1 BRITANIK) | OPERACIONET E SHPËTIMIT JANË DUKE U ZHVILLUAR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kiev, Ukrainë | Dy gazetarë u plagosën dhe një i tretë besohet i zhdukur pas një sulmi të nisur mbrëmë nga forcat ruse kundër një hoteli në Kramatorsk, në Ukrainën lindore”, njoftuan autoritetet rajonale.

 

Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) tha se gazetari i zhdukur ishte një anëtar i ekipit të saj në Ukrainë.

 

Një anëtar i ekipit të Agejncisë që mbulon luftën në Ukrainë është zhdukur dhe dy të tjerë janë shtruar në spital pas një sulmi në një hotel në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk”, shkruan agjencia Rojtërs (Reuters) në faqen e saj të internetit, duke specifikuar se ekuipazhi i saj që po qëndronte në Hoteli Sapphire, përbëhej nga gjashtë veta.

 

Tre viktimat janë gazetarë, qytetarë të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi në Telegram kreu i rajonit të Donetskut, Vadim (Vadym) Filashkin, duke shtuar se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.

 

Gazetari i zhdukur besohet të jetë nën rrënojat e ndërtesës.

 

Z. Filashkin tha se sulmi ndodhi në mes të natës, duke shtuar se një hotel në qytet ishte në shënjestër: “për momentin dihet se dy persona janë plagosur dhe një është nën rrënoja. Përveç hotelit, një rrokaqiell aty pranë u dëmtua gjithashtu”.

 

Autoritetet, policia dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje. Rrënojat janë hequr dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

 

Kramatorsk-u është qyteti i fundit i madh në Donbass ende nën kontrollin e Ukrainës.

 

Ndodhet rreth 20 kilometra larg vijës së frontit, qyteti kishte rreth 150000 banorë përpara pushtimit rus në muajin shkurt të vitit 2022, por që atëherë ka qenë subjekt i sulmeve të përsëritura.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page