
Tarija, Bolivi | Prokuroria e departamentit Tarija, në Bolivinë jugore, ka akuzuar ish-presidentin Evo Morales dhe znj. Idelsa Pozo Saavedra, nënë e viktimës së supozuar, për krimin e trafikimit të rëndë të qenieve njerëzore, pasi të dy nuk u paraqitën për të raportuar dëshminë e tyre brenda afateve të përcaktuara me ligj.
Ish-presidenti Morales akuzohet se ka pasur një lidhje me një pesëmbëdhjetë vjeçare me të cilën ka ngjizur edhe një fëmijë në vitin 2016.
Prokurorja Sandra Gutiérrez konfirmoi akuzën para gjykatës së kujdesit të Gjykatës së Departamentit të Drejtësisë.
“Sot u paraqit akuza formale. Ndaj këtyre dy personave është lëshuar krimi i trafikimit të qenieve njerëzore dhe një urdhër-arresti sepse nuk kanë respektuar ligjin duke mos u paraqitur në gjykatë”, tha prokurorja Gutiérrez.
Sipas prokurorit, vendimi është marrë në përputhje me Kodin e Procedurës Penale boliviane.
Hetimi penal ndaj ish-presidentit dhe nënës së viktimës nisi më 26 shtator 2024.
Prokurorja Gutiérrez më pas shtoi se ajo nuk e kishte bërë më parë publik urdhrin e arrestit kundër ish-presidentit Evo Morales dhe znj. Idelsa Pozo sepse raportet e paraqitura nga policia, nëpërmjet njësive të ndryshme të saj, tregonin se kishte kërcënime të llojeve të ndryshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen