La Paz, Bolivi | Autoritetet e Bolivisë kanë arrestuar trafikantin ndërkombëtar të drogës Adrián “El Chato” Velarde Huamani, i njohur në të gjithë Amerikën Latine si baroni i drogës peruan, në Santa Cruz de la Sierra.
I kërkuar që nga viti 2007 nga autoritetet peruane, ai konsiderohet si një nga autorët kryesorë të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës së prodhuar në Valle de los Ríos Apurímac, Ene dhe Mantaro (Vraem), përgjegjës për dërgimin e tonelave të kokainës veçanërisht në Bolivi dhe Brazil.
Sipas rindërtimeve të policisë peruane, z. Velarde ishte zhvendosur përgjithmonë në Bolivi në vitin 2015 nga ku vazhdonte të menaxhonte trafikun e tij të paligjshëm.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments