BOLIVI | TË PAKTËN 127 VETA U ARRESTUAN NË PROTESTAT ANTIQEVERITARE TË CILAT SHBA-ës I DENONCUAN SI GRUSHT SHTETI TË FINANCUAR NGA POLITIKA DHE KRIMI I ORGANIZUAR RAJONAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 20
- 2 min read

La Paz, Bolivi | Tensionet vazhdojnë të rriten në Bolivi për shkak të protestave të dhunshme kundër qeverisë së Presidentit konservator Rodrigo Paz, i zgjedhur më 8 nëntor.
Të paktën 127 persona u arrestuan dje në një ditë të shënuar nga plaçkitje, zjarrvënie, sulme ndaj ndërtesave publike dhe përleshje me policinë në kryeqytet.
Sipas qeverisë, demonstratat, të udhëhequra nga sindikatat, fermerët dhe mbështetësit e ish-Presidentit Evo Morales, janë pjesë e një strategjie presioni politik që synon destabilizimin e administratës aktuale.
“Ne nuk do ta tolerojmë më këtë lloj abuzimi kundër popullsisë. Këta kriminelë kanë kaluar të gjitha kufijtë”, tha komandanti i Policisë Kombëtare, Mirko Sokol.
Në një deklaratë të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe ambasadat e Gjermanisë, Spanjës, Francës, Italisë dhe Suedisë në La Paz dënuan aktet e dhunës në kombin e Andeve, duke kërkuar qetësi dhe dialog me respekt për demokracinë, rendin kushtetues dhe institucionet e Shtetit.
Në një letër të hapur, 31 ish-krerë shtetesh nga grupi IDEA (Iniciativa Demokratike e Spanjës dhe Amerikave), përfshirë bolivianët Zhanin Anez (Jeanine Áñez) (2019-2020) dhe Jorge Kuiroga (Quiroga) (2001-2002), në vend të kësaj i bënë thirrje Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) të monitorojë ngjarjet në vend, duke argumentuar se manipulimi politik i protestave sociale, në përvojën boliviane, synon të minojë stabilitetin e institucioneve demokratike.
Qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara ishte më i fuqishëm.
Zv/Sekretari amerikan i Shtetit Kristofër (Christopher) Landau, argumentoi gjatë një konference të organizuar nga Shoqëria Amerikane/Këshilli i Amerikave se ajo që po ndodh në Bolivi është një grusht shteti i financuar nga kjo aleancë e pabesë midis politikës dhe krimit të organizuar në të gjithë rajonin.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments