top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

BOLIVI: NUMRI I TË ARRESTUARVE PËR PËRPJEKJEN PËR GRUSHT SHTETI ËSHTË RRITUR NË 21 | NË PRANGA ËSHTË EDHE ISH-KOMANDANTI I FORCAVE AJRORE.

La Paz, Bolivi | Numri i personave të arrestuar për tentativën e fundit të grushtit të shtetit në Bolivi është rritur në 21.

 

Kështu bëri të ditur ministri i Brendshëm Eduardo del Kastilo (Castillo), gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se mes personave që përfunduan në pranga ishte edhe ish-komandanti i Forcave Ajrore Marselo (Marcelo) Javier Zegarra, i cili nën urdhrat e ish-komandantit të ushtrisë Juan José Zúñiga - i konsideruar si organizatori i grushtit të dështuar - kishte udhëhequr sulmin ndaj ndërtesës së qeverisë në sheshin Murillo.

 

Gjenerali Zegarra iu dorëzua autoriteteve spontanisht.

 

Të dyshuarit do të përgjigjen për terrorizëm dhe kryengritje të armatosur kundër sigurisë dhe sovranitetit të shtetit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page