BOLIVI: ISH-PRESIDENTI EVO MORALES DO TË HETOHET PËR TERRORIZËM + 7 AKUZA TË TJERA PENALE; RREZIKON 15 DERI NË 20 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

La Paz, Bolivi | Zyra e Prokurorit bolivian ka pranuar padinë e ngritur nga Ministria e Drejtësisë kundër z. Evo Morales për terrorizëm dhe shtatë akuza të tjera penale, pas bllokadave të organizuara nga mbështetësit e ish-presidentit për të imponuar kandidaturën e tij në zgjedhjet e 17 gushtit.
“Kjo nënkupton hapjen e një hetimi”, tha Prokurori i Përgjithshëm, Roger Mariaka (Mariaca), në një konferencë për shtyp.
Ligji bolivian parashikon një dënim me burg nga 15 deri në 20 vjet për terrorizëm.
Prokurori Mariaka (Mariaca) më pas konfirmoi se deri më tani, më shumë se 20 persona janë sjellë para një gjyqtari për krime të dyshuara të kryera në disa nga më shumë se 20 pikat e kontrollit në këtë javë të dytë të mobilizimit, të cilat, ai i identifikoi në departamentet e Koçabambës (Cochabamba), La Paz-it, Potosí, Ururo-s dhe Santa Kruzit (Cruz).
Ndërkohë, në vend, tensioni vazhdon të jetë shumë i lartë dhe dje pati protesta të reja, ku mijëra fermerë demonstruan në La Paz për të kërkuar zgjidhje për krizën ekonomike të vendit.
Presidenti aktual, Luis Arke (Arce), një ish-koleg partie i z. Morales, e ka përjashtuar dorëheqjen e tij, duke argumentuar se kjo nuk do t'i zgjidhte problemet.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments