Varshavë, Poloni | Boksieri ukrainas Oleksandr Usik (Usyk) u arrestua dje dhe më pas u lirua në aeroportin e Krakovit, Poloni.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat e Kievit, duke cituar presidentin Volodimir Zelenski dhe parlamentarin ukrainas Zhan Beleniuk.
“Isha i indinjuar nga ky trajtim i qytetarit dhe kampionit tonë”, tha presidenti Zelensky, duke specifikuar se lirimi i boksierit Uski (Usyk) ndodhi pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
“Arrestimi u shkaktua nga një keqkuptim që u zgjidh shpejt”, ka shkruar boksieri në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Gruaja e tij Katerina Usik (Kateryna Usyk) ka specifikuar në rrjetet sociale se arrestimi nuk ka lidhje me asgjë kriminale.
37-vjeçari Usik (Usyk) u bë kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të botës pasi mposhti boksierin britanik Taison Fjuri (Tyson Fury), në muajin maj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments