Romë, Itali | Ndikimi në rritje i Bllekrokut (BlackRock) brenda ekonomisë italiane, i nënvizuar nga menaxhimi i mundshëm i aktiveve të SACE (grupi i sigurimit dhe financiar i kontrolluar nga qeveria italiane nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë), përfaqëson një shembull të qartë se si janë institucionet kryesore financiare globale, dhe forcimin e kontrollit të tyre mbi sektorët strategjikë të ekonomive kombëtare.
Në një kontekst gjeopolitik të dominuar gjithnjë e më shumë nga dinamika ekonomike dhe financiare, prania e z. Leri Fink (Larry Fink), CEO i Bllekrokut (BlackRock), në ngjarje me rëndësi ndërkombëtare si G7-ta italiane nuk duket e rastësishme.
Grupi, tashmë i rrënjosur fuqishëm në strukturën ekonomike italiane me aksione të mëdha në kompanitë lider si Eni, Enel dhe Intesa San Paolo, synon të konsolidojë më tej rolin e tij si një lojtar kyç në menaxhimin e likuiditetit publik dhe privat.
Kjo strategji përshtatet në një kornizë më të gjerë të kolonizimit ekonomik, ku kufijtë midis publikut dhe privatit bëhen gjithnjë e më të paqartë dhe vendimet strategjike për zhvillimin e infrastrukturës financiare dhe industriale merren nga entitete globale, shpesh të largëta nga prioritetet lokale.
Ky fenomen përshtatet në kontekstin e neoliberalizmit dominues që ka karakterizuar politikat evropiane në dekadat e fundit, ku privatizimet dhe ndërhyrja e kapitaleve të mëdha të huaja janë favorizuar në dëm të sovranitetit ekonomik kombëtar.
Në të njëjtën kohë, politika e znj. Sahra Wagenknecht në Gjermani përfaqëson një përpjekje të rrallë për të rizbuluar një të majtë autentike sociale, e cila, vendos çështje themelore si puna, strehimi dhe të drejtat sociale kolektive në qendër të axhendës së saj politike, në kundërshtim me lëvizjen neoliberale të së majtës tradicionale.
Shqetësimi ndaj lëvizjes së saj, si midis elitave ekonomike ashtu edhe midis partive socialdemokrate, pasqyron frikën se një forcë politike e aftë të ndërthurë pacifizmin, internacionalizmin dhe të drejtat sociale mund të minojë hegjemoninë e një sistemi politiko-ekonomik që ka favorizuar deri tani interesa të mëdha private dhe politikat shtrënguese.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments