BJELLORUSI: LIROHEN 3 TË BURGOSUR DUKE PËRFSHIRË 1 AMERIKAN DHE 1 GAZETAR: ANDREI KUZNEÇIK (ANDREY KUZNECHYK) I RADIOS EVROPA E LIRË I CILI ISHTE I ARRESTUAR PËR 3 VJET | AMERIKANI ËSHTË ANONIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 13
- 2 min read

Minsk, Bjellorusi | Bjellorusia ka liruar tre persona, duke përfshirë një amerikan dhe një gazetar, të cilët, ishin arrestuar për më shumë se tre vjet.
Lajmi vjen nga Shtëpia e Bardhë, e cila, megjithatë nuk bëri të ditur emrin e amerikanit të liruar dhe krimin për të cilin u ndalua në Bjellorusi.
Gjithashtu u lirua një gazetar i Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty, Endrei Kuzneçik (Andrey Kuznechyk), i cili, u arrestua në vitin 2021 pranë shtëpisë së tij në Minsk gjatë një goditjeje ndaj mediave të pavarura të vendit.
“Kjo është një ditë e gëzueshme për Endrein, gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Pas më shumë se tre vitesh ndarje, kjo familje është përsëri së bashku falë presidentit Tramp”, tha z. Stefën Kapus (Stephen Capus), president i Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, në një deklaratë që falënderoi gjithashtu sekretarin amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio dhe qeverinë lituaneze.
Z. Kuzneçik (Kuznechyk) u arrestua më 25 nëntor 2021 teksa po ngiste biçikletën pranë shtëpisë së tij në Minsk.
Katër persona të paidentifikuar e shoqëruan atë në shtëpi dhe i konfiskuan pajisjet e punës.
Ai kishte marrë dy dënime administrative të njëpasnjëshme 10-ditore për huliganizëm.
Më 23 dhjetor 2021, autoritetet bjelloruse hapën një çështje penale kundër tij pa specifikuar akuzat penale, të cilat, mbetën të panjohura deri në muajin maj të vitit 2022, kur u zbulua se ai ishte akuzuar për krijim ose pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste.
Më 8 qershor 2022, autoritetet bjelloruse e dënuan me gjashtë vjet burg pas një gjyqi që zgjati vetëm disa orë.
Gazetari më pas u transferua në koloninë e punës së detyruar të Navapolatsk, një vend i largët dhe i shkretë.
Fushata për lirimin e tij është duke u zhvilluar dhe grupet bjelloruse dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, po ushtrojnë presion mbi autoritetet bjelloruse, duke pretenduar statusin e tij si të burgosur politik dhe duke kërkuar lirimin e tij.
Z. Lars Rohuër (Rohwer), deputet i Bundestagut Gjerman, e mbështet këtë përmes fushatës birësimi në distancë.
Lirimi i z. Kuzneçik (Kuznechyk), shtetasit amerikan dhe personit të tretë që ende nuk është identifikuar, vjen pas një shkëmbimi të të burgosurve midis Uashingtonit dhe Moskës që solli në shtëpi mësuesin amerikan Mark (Marc) Fogel, nga Pensilvania, i cili, ishte mbajtur në burgjet ruse për më shumë se tre vjet.
“Kjo është një fitore e jashtëzakonshme pas kthimit të Mark (Marc) Fogelit në Amerikë mbrëmë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerolain Levit (Caroline Leavitt).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments