Uashington, Amerikë | Bisedimet për një armëpushim në Rripin e Gazës rinisin sot në Kajro.
Presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) nënvizoi gjatë bisedës së tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu urgjentësinë e mbylljes së marrëveshjes për armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve.
Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
“Ata folën për përpjekjet e vazhdueshme amerikane për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit kundër kërcënimeve të paraqitura nga Irani dhe grupe të tilla si Hezbollahu dhe Huthitë”, tha Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti theksoi urgjencën e përfundimit të marrëveshjes për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve”, tha Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se si dy udhëheqësit folën edhe për negociatat e ardhshme në Kajro për të hequr çdo pengesë të mbetur.
Kryeministri Benjamin Netanjahu thuhet se tregoi gatishmëri për të pranuar disa kompromise në negociatat me Hamasin në telefonatën e tij me presidentin Xhëu Baidn (Joe Biden), të mërkurën, sipas analistit të entit mediatik Shtypi i Uashingtonit (Washington Post), David Ignatius.
Burime në administratën e presidentit Baidn (Biden) thanë se kryeministri Netanjahu përmendi një hartë që tregonte vendndodhjet ku forcat izraelite do të qëndrojnë përgjatë korridorit të Filadelfisë dhe afër kufirit Gaza-Egjipt.
Zyrtarët në Uashington janë të irrituar që kryeministri Netanjahu po pengon negociatat.
Pas publikimit të artikullit të entit mediatik WP, një burim diplomatik anonim në qeverinë izraelite deklaroi se kryeministri Netanjahu nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij për nevojën e kontrollit dhe pranisë izraelite në korridorin e Filadelfias.
Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë sot se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 22 persona në Gaza.
Siç raporton enti mediatik Haaretz.
Sipas burimeve palestineze, në qytetin Beit Lahiya, në pjesën veriore të Rripit, një sulm në një shtëpi vrau 11 veta.
Një tjetër sulm vrau gjashtë veta, përfshirë një gazetar lokal, në një shtëpi në kampin Al-Maghazi.
Pesë të tjerë u vranë në sulme të veçanta në jug.
Tanket izraelite po shtyhen gjithnjë e më thellë në zonat qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.
Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) tha se gjatë 24 orëve të fundit forcat e saj kishin intensifikuar operacionet në Deir Al-Balah dhe Kan Junis (Khan Younis) në qendër dhe në jug, duke çmontuar dhjetëra objekte ushtarake, duke identifikuar armë dhe duke vrarë militantë.
Ushtria shtoi se ditët e fundit forcat kanë vrarë 50 militantë në zonën Rafahut, në jug të enklavës.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën tre veta kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur në një bombardim izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi në qendër të Rripit të Gazës këtë mbrëmje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments