BESMIR AJAZI U EKSTRADUA NGA GREQIA | ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR PLAGOSJE ME THIKË NË KUÇOVË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Kuçovë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit kryen ekstradimin nga Greqia të:
1- Z. Besmir Ajazi, me moshë 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor për plagosje me armë të ftohtë.
Njoftim | Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Plagosi rëndë, me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit me të, në Kuçovë, kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri, 26-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.
Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários