top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BERAT: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR TAHIR NUMANI (PRONAR I SUBJEKTIT TREGTAR “BIFFER & CO SHPK”) | KONSIDEROHET PËRGJEGJËS PENALISHT PËR VDEKJEN NË VENDIN E PUNËS TË PUNËMARRËSIT RAMADAN HATIJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1
  • 1 min read

Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Tahir Numani, me moshë 65 vjeç, pronar i subjektit tregtar “Biffer & Co Shpk”.

 

Ai konsiderohet përgjegjës penalisht për vdekjen në vendin e punës të:

1- Z. Ramadan Hatija, kufoma e të cilit, pasi iu nështrua autopsisë mjeko-ligjore u konstatua se:

a- Nuk kishte pësuar arrest kardiak.

b- Nuk kishte pasur luhatje tensioni.

c- Nuk kishte alkool në gjak.

ç- Ai ka vdekur nga plagë të rënda, që, i kishte marrë në kokë.

 

Nga hetimet penale paraprake u konstatua se:

1- Kushtet e sigurisë teknike në kantierin e ndërtimit ishin skandaloze.

 

Disa muaj më parë atje u plagos gjatë punës edhe një tjetër punëmarrës.

 

Që prej ditës së djeshme, kantieri i ndërtimit është mbyllur nga autoritetet deri në përfundimin e hetimeve penale paraprake.


Ndaj të shpallurit në kërkim policor filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page