top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BERAT: U ARRESTUA MATEOS LAMAJ | TREGTAR DROGE ME PAKICË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Mateos Lamaj, me moshë 24 vjeç.

 

Gjatë kontrollit që u krye në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal bimë hashashi (cannabis) në formë boçeje të ndara në doza, të cilat, dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të Beratit.

 

Njoftim | Vijojnë veprimet hetimore në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, që u zhvillua ditën e premte, ku u arrestuan 2 shtetas dhe u proceduan 4 të tjerë, për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara.

 

Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u vu në pranga dhe një 24-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike në qytetin e Beratit.

 

Sekuestrohen dhjetra doza kanabis, një sasi kanabisi në formë boçeje, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme nën drejtimin e Prokurorisë Berat, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 24 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën shtetasit M.L., lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page