top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BELGJIKË: PËRPJEKJE PËR TË VRARË KRYEMINISTRIN BELG | NJË PERSON I ARMATOSUR ME ARMË TË FTOHTË (THIKË) U PËRPOQ TË HYNTE NË ZYRËN E KRYEMINISTRIT: U ARRESTUA NGA XHANDRMËRIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 6
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Një burrë i armatosur me thikë u përpoq të hynte në ndërtesën në 16 rue de la Loi në Bruksel, ku ndodhen zyrat administrative të Kryeministrit të Belgjikës.

 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia belge e shtypit.

 

Lajmi u konfirmua në rrejtin social virtual Iks (X) nga kryeministri në largim Aleksandër De Kru (Alexander De Croo).

 

Falënderoj sinqerisht oficerët e Policisë Ushtarake për efikasitetin e treguar mëngjesin e sotëm”, ka shkruar ai, duke saktësuar se është arrestuar personi i armatosur me thikë.

 

Kryeministri tha se ishte i lehtësuar se askush nuk u lëndua në.

 

Së bashku me policinë - shtoi ai - po e monitorojmë nga afër situatën”.

 

Sipas asaj që policia i raportoi entit mediatik Belga, burri dyshohet se kërcënoi personelin ushtarak të pranishëm përpara ndërtesës. Arsyet e gjestit për momentin nuk janë të qarta, sqaroi policia.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page