BBC: IDENTIFIKUAM 90019 USHTARË RUSË TË VRARË NË LUFTË | 23% ISHIN VULLNETARË; 17% ISHIN ISH TË BURGOSUR; 12% ISHIN REZERVISTË TË THIRRUR NGA QEVERIA DHE 17% TË TJERË USHTARË KARRIERE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 24
- 1 min read

Londër, Britania e Madhe | Transmetuesi “BBC” në gjuhën ruse thotë se ka identifikuar më shumë se 90 mijë ushtarë rusë që vdiqën në luftën në Ukrainë në një hetim të përbashkët me entin mediatik “MediaZona”.
Por ajo vlerëson se vdekjet ushtarake ruse në konflikt janë në fakt midis 138500 dhe 200000.
Nga 90019 ushtarë të vrarë në luftë që u identifikuan nga gazetarët, 23% ishin vullnetarë që ishin regjistruar pas fillimit të konfliktit, 17% ishin ish të burgosur, 12% ishin rezervistë të thirrur nga qeveria dhe 17% të tjerë ushtarë karriere.
“Mes të vdekurve - sipas transmetuesit BBC - ka nëntë gjeneralë dhe 500 oficerë me gradë të barabartë ose më të lartë se nënkoloneli. Mosha mesatare e ushtarëve rusë që vdiqën në vitin 2024 dhe u identifikuan ishte 36 vjeç”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments