top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BATHORE: U ARRESTUA EDMOND MURJA DHE U PROCEDUA PENALISHT BASHKËSHORTJA E TIJ FLLANZA MURJA | AKUZOHEN PËR AKTE DHUNE NDAJ VJOLLCA MURJAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21, 2024
  • 1 min read

Bathore, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Edmond Murja, me moshë 47 vjeç, i akuzuar për veprën penale dhunë në familje.

 

Ndërsa bashkëshorten e tij, znj. Fllanza Murja, e proceduan penalisht në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur. Edhe ajo akuzohet për veprën penale dhunë në familje.

 

Znj. Vjollca Murja, me moshë 74 vjeç, dyshohet se u dhunua nga i biri dhe nga bashkëshortja e tij.

 

Znj. Vjollca Murja, pas dhunës së pretenduar të ushtruar ndaj saj ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje.

 

Ajo kreu denoncim pasditen e djeshme, rreth orës 19:30.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page