BASHKIMI EVROPIAN QORTOI 9 VENDE ANËTARE PËR KUFIZIMET MBI LËVIZJEN E LIRË SIPAS MARRËVESHJES SË SHENGENIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Kufizimet mbi lëvizjen e lirë sipas Marrëveshjes së Shengenit nuk mund të zgjaten pafundësisht.
Qortimi i Brukselit ka të bëjë me:
1- Austrinë.
2- Danimarkën.
3- Francën.
4- Gjermaninë.
5- Holandën.
6- Norvegjinë.
7- Slloveninë.
8- Suedinë.
9- Italinë.
Shumë shtete anëtare kanë filluar prej kohësh të shfrytëzojnë mundësinë për të pezulluar regjimin Shengen për gjashtë muaj (me mundësi zgjatjeje deri në dy vjet) përballë kërcënimeve të tilla si terrorizmi, ngjarjet e mëdha, migracioni dhe siguria.
Komisioni nuk autorizon kontrolle, por nëse ato synojnë të zgjasin më shumë se 12 muaj, ai duhet të lëshojë një mendim jo-detyrues mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e tyre.
Një nga shtyllat e Bashkimit Evropian po vihet në pikëpyetje; eliminimi i kufijve të brendshëm të tij për njerëzit, i cili hyri në fuqi në vitin 1995.
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian gjithashtu ndërhyri për këtë çështje, duke vendosur në vitin 2022 se një shtet nuk mund të zgjasë pafundësisht kontrollet kufitare duke u thirrur në të njëjtin kërcënim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments