top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BASHKIMI EVROPIAN PËRFUNDON MARRËVESHJEN RUSE PËR ENERGJINË NË MAJ | PRESIDENTJA URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) SHPALLI NË LONDËR UDHËRRËFYESIN; SYNOHET LNG NË SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 25
  • 3 min read

Londër, Britani e Madhe | Përsëri nga Lenkastër Haus (Lancaster House), ku në muajin mars Evropa ishte mbledhur rreth Kievit, Ursula von der Leien (Leyen) forcoi linjën e ashpër ndaj Moskës.

 

Këtë herë, në terrenin strategjik të energjisë.

 

Lamtumira ndaj importeve ruse - e premtuar tashmë në vitin 2027 në emër të Marrëveshjes së Gjelbër - do të përmbyllet me ritmin e një udhërrëfyesi që pritet më 6 maj për t'i dhënë fund varësisë nga një fuqi armiqësore.

 

Një plan që është pezulluar prej muajsh për të mos dobësuar peshën negociuese të Brukselit në bisedimet për tarifat me Uashingtonin.

 

Por tani rruga është vendosur: më shumë burime të rinovueshme dhe aleanca të reja për të kthyer faqen.

 

Dhe, në sfondin e një takimi të mundshëm në Romë, presidentja von der Leien (Leyen) po i zgjat dorën presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) me një Quid Pro Quo* që ka qenë në tavolinë prej disa kohësh: duke blerë më shumë LNG në ShBA-ës.

 

Një mesazh i forcuar nga njohja e mbështetjes së marrë tre vjet më parë nga Shtetet e Bashkuara në momentet më kritike të krizës energjetike që shpërtheu pas pushtimit rus të Ukrainës.

 

Nuk e kemi harruar”, theksoi presidentja e BE-së, duke promovuar boshtin transatlantik si një shtyllë të një arkitekture të re energjetike ku edhe Mbretëria e Bashkuar është një partner kyç.

 

Të mbledhur nën kujdesin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), udhëheqësit, ministrat dhe të mëdhenjtë e industrisë janë fokusuar në bastet e mëdha të së ardhmes: tregjet e energjisë së pastër, hidrogjenit dhe karbonit.

 

Njoftimi i marrëveshjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Eni-t për kapjen dhe ruajtjen e CO2 nga fabrikat e qendrës industriale HyNet midis Liverpulit (Liverpool) dhe Mançesterit gjithashtu vulosi marrëveshjen.

 

Siguria rregullatore është ajo që ofron BE-ja dhe investitorët po kërkojnë, së bashku, mund ta transformojmë Detin e Veriut në një central elektrik”, ishte shpresa që presidentja von der Leien (Leyen) i drejtoi kryeministrit britanik Keër Starmër (Keir Starmer) për të forcuar një marrëveshje që - pas Brexit, me një marrëveshje të mundshme në horizont për lirinë e lëvizjes së të rinjve midis dy anëve të Kanalit - bëhet sërish vendimtare.

 

Të dy udhëheqësit u mbështetën te vizioni i tyre i përbashkët; tranzicioni i gjelbër, partneritete të forta, ndërlidhje të reja (siç është linja e energjisë Elmed-it për të lidhur Evropën dhe Afrikën nëpërmjet Italisë dhe Tunizisë) dhe një qëndrim të ashpër ndaj Moskës.

 

Por jo pa marrë një kundërpikë për klimën nga i dërguari i presidentit amerikan Tramp (Trump), Tami Xhois (Tommy Joyce), i cili, nuk humbi rastin të drejtojë gishtin tek ata që duan të rregullojnë të gjitha format e energjisë, përveç burimeve të rinovueshme, deri në atë pikë sa t'i zhdukin ato në emër të emetimeve zero.

 

Një sulm i qartë ndaj Marrëveshjes së Gjelbër, e cila, mbetet rruga kryesore e Bashkimit Evropian për të hequr qafe energjinë ruse deri në vitin 2027.

 

Me importet e gazit të reduktuar tashmë nga 45% në 18% në tre vjet, udhërrëfyesi do të sugjerojë masa për të ndaluar kompanitë evropiane që të nënshkruajnë kontrata të reja me Moskën për naftë dhe gaz.

 

Dokumenti do të përfshijë propozime detyruese ose opsione tregtare që variojnë nga bllokimi i marrëveshjeve për lëndët djegëse fosile deri te lejimi i kompanive që të thirren në forcën madhore për të dalë nga angazhimet e nënshkruara tashmë pa paguar gjoba.

 

Rruga, megjithatë, për shkak të divergjencave midis Njëzet e Shtatëve, nuk do të jetë e thjeshtë.

 

Një rregull për të ndaluar blerjet spot të LNG-së tashmë ekziston, por pothuajse asnjë qeveri nuk e ka përdorur atë.

 

Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të shtyjnë sanksionet e reja.


*Quid pro quo (latinisht: diçka për diçka) është një frazë latine e përdorur në anglisht për të nënkuptuar një shkëmbim mallrash ose shërbimesh, në të cilat, një transferim varet nga tjetri; një favor për një favor.

 

Frazat me kuptime të ngjashme përfshijnë:

1- Jap dhe marr”.

2-Kjo për atë”.

3- Njëra dorë lan tjetrën”.

 

Gjuhët e tjera përdorin fraza të tjera për të njëjtin qëllim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page