top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BASHKIMI EVROPIAN DHE MBRETËRIA E BASHKUAR DËNUAN SITUATËN NË GAZA DUKE E QUAJTUR TË PAPRANUESHME DHE TË PATOLERUESHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 19
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Situata në Rripin e Gazës, pas ofensivës së re izraelite, është e papranueshme dhe e patolerueshme”, tha kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer), në margjinat e samitit të sotëm me Bashkimin Evropian, ndërsa shmangu një pyetje nga transmetuesi televiziv “Sky News UK” mbi akuzat në rritje për gjenocid kundër udhëheqësve izraelitë.

 

Kryeministri Starmër (Starmer) dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leien (Leyen) kanë rilançuar thirrjen për armëpushim, dhe, së bashku, për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi.

 

Presidentja von der Leien (Leyen) përsëriti më pas se zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja zgjidhje për çështjen izraelito-palestineze.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page