BASHKIMI EVROPIAN ARRITI MARRËVESHJE TREGTARE ME SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 20
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Eurodeputetët dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për të zbatuar marrëveshjen tregtare të përfunduar verën e kaluar me Shtetet e Bashkuara”.
Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian e njoftoi këtë veprim.
“Këshilli dhe Parlamenti kanë arritur një marrëveshje mbi zbatimin e dispozitave tarifore të Deklaratës së Përbashkët BE-ShBA-ës të miratuar më 21 gusht 2025”, tha presidenca në një deklaratë.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), e ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa të reja nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri më 4 korrik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments