Bruksel, Belgjikë | Komisioni Evropian të enjten e referoi Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ) lidhur me Aktin e Mbrojtjes së Sovranitetit të vendit, duke pretenduar se ligji shkel parimet themelore të Bashkimit Europian.
Ligji për Mbrojtjen e Sovranitetit ka qenë në fuqi që nga dhjetori 2023.
Legjislacioni krijoi një Zyrë të pavarur për Mbrojtjen e Sovranitetit (SPO), me kompetencë për të hetuar dhe penalizuar organizatat ose individët që përfitojnë nga financimet e huaja që mund të ndikojnë në debatin publik.
Personat e dënuar sipas këtij akti dënohen me burgim deri në tre vjet.
Megjithëse qeveria hungareze tha se akti synon të frenojë ndërhyrjen e jashtme politike dhe zgjedhore, BE-ja kritikoi fuqinë diskrecionale që i është dhënë SPO-së si tepër të gjerë, duke paralajmëruar se këto kompetenca mund të përdoren në një mënyrë ndërhyrëse gjatë hetimeve.
Kritikët janë të shqetësuar se akti mund të synojë në mënyrë disproporcionale organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe gazetarët pasi zyra nisi hetime kundër organit mbikëqyrës të korrupsionit Transparency International Hungari dhe organizatës jofitimprurëse të gazetarisë Átlátszó.
Pas një vlerësimi të Aktit për Mbrojtjen e Sovranitetit, Komisioni Evropian nisi një procedurë shkeljeje kundër Hungarisë në muajin shkurt të 2024 për shkeljen e parimeve themelore të Bshkimit Europian duke përfshirë demokracinë, liritë themelore të tregut të brendshëm dhe të drejtat themelore të mishëruara në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian, si p.sh. e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare, lirinë e shprehjes dhe tubimit.
Sipas traktateve të Bashkimit Europian Komisioni Evropian mund të nisë një procedurë shkeljeje kundër një shteti anëtar për moszbatimin e ligjit të BE-së.
Pasi kërkoi dy herë një përgjigje nga Hungaria për të respektuar ligjin e BE-së, Komisioni ka vendosur të ecë përpara në hapin tjetër në procedurën formale - duke ia referuar çështjen Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED)-së.
Duke qenë organi gjyqësor i BE-së, GJED-ja ka juridiksionin për të zgjidhur mosmarrëveshjet ligjore ndërmjet qeverive kombëtare dhe institucioneve të BE-së.
Veprimi ligjor është mosmarrëveshja e fundit midis Bashkimit Europian dhe Hungarisë.
Në fillim të këtij muaji, Bashkimi Europian njoftoi se do të mbledhë një gjobë prej 200 milionë eurosh nga Hungaria për shkelje të politikës së migrantëve.
Hungaria kërcënoi me një padi kundër BE-së duke kërkuar shpenzime për mbrojtjen e kufirit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments