Athinë, Greqi | Krijimi i Policisë Bashkiake të Pastërtisë për të monitoruar orarin ditor për grumbullimin e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit u njoftua nga autoritetet vendore të hënën.
Duke folur për radion Athens 9.84, nënkryetarja e Bashkisë për Pastërtinë dhe Riciklimin e Bashkisë së Athinës Roksani (Roxani) Bei theksoi se roli i policisë nuk do të jetë mbledhja e gjobave, por këshillimi.
Nënkryetarja Bei iu referua edhe mungesës së stafit në drejtorinë e pastërtisë së bashkisë, duke theksuar se për momentin, për shkak të nevojave gjithnjë në rritje të kryeqytetit, në të ashtuquajturin trekëndësh tregtar të qytetit kryhen rreth 12 grumbullime mbetjesh çdo ditë.
“Deri në vjeshtë, sektori i pastërtisë së Athinës do të jetë rikonstituuar, në një mënyrë që do ta bëjë atë funksional, me staf shtesë dhe jam optimiste se nëse ndiqet një strategji specifike në lidhje me mënyrën se si ne i menaxhojmë mbetjet tona, Athina do të paraqesë një pamje ndryshe”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments