Brasilia, Brazil | Zonja e Parë braziliane, Janja da Silva, nuk mori pjesë në paradën e sotme civilo-ushtarake në Brasilia, me rastin e festës së Pavarësisë.
Bashkëshortja e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva ishte e ftuar në Katar në festën e pestë të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet.
“Ftesa është bërë në shenjë njohjeje të zërit aktiv të znj. Janja në lidhje me konfliktin në Rripin e Gazës dhe pasojat e tij mbi popullatën civile, veçanërisht fëmijët dhe gratë. Si dhe punën e saj në favor të synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, që përfshin të drejtën për arsim cilësor”, tha zyra e saj e shtypit.
Këtë herë presidenti Lula parakaloi i vetëm në Rolls Royce tradicional presidencial.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios