top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

BANORËT E FSHATIT POBRAT 30 VJET PA RRUGË E PA UJË TË PIJSHËM: BASHKIA E ELBASANIT NUK REAGON.

Fshati Pobrat, Elbasan, Shqipëri | Qysh prej më shumë se 30 vitesh banorët e fhstit Probatit kanë vetëm një kërkesë për pushtetin vendor (Bashkinë e Elbasanit).

 

Ata lypin ndërtimin e të vetmes rrugë që ka fshati pobrat.

 

Pritja e tyre ka 3 dekada që vijon dhe kalimi i saj është kthyer në një makth.

 

Shirat e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën dhe rruga është bërë thuajse e pakalueshme.

 

2.5 kilometra rrugë janë, turp e faqja e zezë”, denoncoi një banor.

 

Aq e vështirë qenka?”, pyet me ironi një banor tjetër?

 

Pasojat e problemeve infrastrukturore kanë filluar të jenë të dukshme ku pjesa më e madhe e banorëve të fshatit, kanë zgjedhur të largohen prej tij, jo vetëm për shkak të mungesës së rrugës, por edhe të ujit të pijshëm.

 

Pa rrugë e pa ujë, jetesa në këtë fshat është kthyer në mbijetesë, ku banorët apelojnë për mbështetje nga ana e pushtetit vendor dhe atij qendror.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page