top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

BANORË TË ZONËS PËRRETH AKSIT TË RI RRUGOR THUMANË-KASHAR PROTESTUAN SËRISH PASDITEN E SË PREMTES DUKE RIPËRSËRITUR KËRKESËN E TYRE PËR TË PASUR QASJE (AKSES) NË RRUGËN E RE.

Krujë, Shqipëri | Banorë të zonës përreth aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar protestuan sërish pasditen e së premtes duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur qasje (akses) në rrugën e re.

 

Disa qindra banorë të zonës janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore.

 

Të pranishme ishin dhjetëra forca policore, përfshi edhe njësi të reparteve speciale.

 

Banorët kanë kërkuar nga institucionet e shtetit shqiptar që të marrin masa dhe t’u krijojnë banorëve të zones qasje (akses) te rruga e re, duke akuzuar se autostrada e re ka kthyer rrugën e vjetër në një aks të vdekur.

 

Deri më tani thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve kanë rënë në vesh të shurdhët, duke mos marrë asnjë zgjidhje, përveç reagimit policor.

 

Në protestën e fundit u arrestuan disa nga banorët protestues.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page