top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BABRRU: U GJET I MITURI AUREL BIBAJ NGA POSTRIBA | PRITET TË MERRET NË PYETJE NË PRANI TË PSIKOLOGUT PËR SHKAQET E LARGIMIT NGA BANESA.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën të miturin Aurel Bibaj, nga Postriba, i cili, prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen.

 

Ai u gjet falë bashkëpunimit së Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës me Komisariatin nr. 5, të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, dhe njëkohësisht falë bashkëpunimit të familjarëve.

 

Ai u gjet në zonën e Babrrusë në Tiranë, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Prej dy ditësh, i mituri Bibaj kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë.

 

Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar në shtëpi.

 

Kjo ka shqetësuar prindërit e tij, ndërsa babai i tij, z. Agim Bibaj denoncoi në polici.

 

Ai do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa.

 

Në denoncimin e tij, babai i adoleshentit thotë se nuk ka ushtruar dhunë fizike por vetëm i ka kërkuar llogari, ç’ka dyshohet se e ka irrituar 15-vjeçarin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page