top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

BËRI SHURRËN PËRPARA DERËS SË GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: HAJRULLA XHIVINI KANDIDON PËR TU ZGJEDHUR DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT.

Tiranë, Shqipëri | Interes për të qenë drejtues të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë kanë shprehur 15 veta të cilët kanë aplikuar në bazë të kritereve të përcaktuara kur u hap gara për këtë pozicion.

 

Në mesin e 15 kandidatëve është edhe emri i z. Hajrulla Xhivini, i cili, u procedua penalisht disa muaj më parë, sepse, urinoi pranë Gjykatës së Lartë dhe videon e aktit të urinimit e botoi në rrjetin social virtual “TikTok”.

 

Ndaj tij, autoritetet vendore të hetimit penal shqiptuan masën e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” duke e akuzuar për veprat penale të:

1- Kanosja për shkak të detyrës”.

2- Prishje e qetësisë publike”.

 

Ai ka qenë ish-punonjës i Policisë së Shtetit, por, tashmë boton video në rrjetin social virtual “TikTok”.

 

Lista e kandidatëve:

1- Z. Adriatik Tafçiu.

2- Z. Altin Mena.

3- Z. Ardian Çipa.

4- Z. Gentjan Shehaj.

5- Z. Hajrulla Xhivini.

6- Z. Ibrahim Disha.

7- Z. Idajet Faskaj.

8- Z. Ilir Proda.

9- Z. Lutfi Minxhozi.

10- Z. Neritan Nallbati.

11- Z. Pëllumb Seferi.

12- Z. Rebani Jaupi.

13- Z. Sami Rasha.

14- Z. Skënder Hita.

15- Z. Shemsi Prençi.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

1 Comment

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
Guest
Nov 01
Rated 1 out of 5 stars.

Me keqardhje deklaroj qe nuk isha me arrest shtepie pas vendimit te apelit te dates 13 Mars 2024.Vetem se sikurse nuk zbatohen urdherat e gjykatave i keqperdorin ata qe Kandidimi I'm I prishte pune.

Like
bottom of page