“BËNI EUROPËN PËRSËRI TË MADHE” (MAKE EUROPE GREAT AGAIN) | MILIARDIERI ILLN MASK (ELON MUSK) NISI “LËVIZJEN E MADHE” (MEGA MOVEMENT).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 2
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Bëni Evropën përsëri të Madhe”.
Z. Illn Mask (Elon Musk) vazhdon të futet me forcë në politikën evropiane pasi mbështeti partinë gjermane të ekstremit të djathtë AfD dhe sulmoi qeverinë laburiste në Britaninë e Madhe.
Këtë herë njeriu më i pasur në planet ka vendosur të lançojë zyrtarisht lëvizjen “Mega” për Evropën, me një referencë të dukshme në parrullën e famëshme të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
“Njerëz të Evropës: bashkohuni me lëvizjen Mega”, shkroi ai në një postim në platformën e tij të shtunën.
Fraza u përdor edhe nga kryeministri hungarez Viktor Orban vitin e kaluar, kur ai mbante presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, por në dritën e kthimit të manjatit në Shtëpinë e Bardhë, ajo ka një peshë krejtësisht të ndryshme.
Nga ana tjetër, z. Mask (Musk) ka nisur provokime dhe është përpjekur të destabilizojë politikën jashtë shtetit prej muajsh.
Nga mbështetja e partisë ekstremiste AfD - udhëheqësja e së cilës Alice Weidel ishte gjithashtu e ftuar në inaugurimin e presidentit Tramp në Uashington - e përcaktuar si shpresa më e mirë për Gjermaninë deri te akuzat e ashpra kundër kryeministrit britanik Keër Starmër (Keir Starmer) e cilësuan si një qenie të neveritshme në propozimin për të riemërtuar Kanalin e La Manshit “George Washington Channel”, sipas idesë së shefit të tij për të riemërtuar Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës.
Për të mos përmendur zemërimin për përshëndetjen e supozuar naziste në inaugurimin e presidentit Tramp, të cilën z. Mask (Musk) e mohoi se e bëri, apo thirrjen që Gjermania të çlirohet nga faji i saj dhe të lëvizë përtej së kaluarës së saj.
Përpjekjet e miliarderit të Afrikës së Jugut kanë zemëruar shumë udhëheqës politikë në Evropë dhe javën e kaluar Bashkimi Europian u përgjigj duke rritur hetimin e saj për algoritmet e rrjetit social virtual Iks (X).
Komisioni Evropian, në fakt, i ka kërkuar platformës që të sigurojë një sërë dokumentesh në lidhje me sistemet e propozimit, pra ato që u sugjerojnë përdoruesve se çfarë të lexojnë ose ndjekin.
Pronari i platformës u përgjigj duke thënë se ai ishte një kampion i fjalës së lirë dhe akuzoi Brukselin për censurë.
Ndërkohë, në shtëpi, shoku i parë i presidentit Tramp vazhdon të zgjerojë sferën e tij të ndikimit në administratë.
Sipas një ekskluziveje të gazetës amerikane “New York Times”, sekretari i Thesarit i SHBA-së Skat (Scott) Bessent i ka dhënë atij dhe anëtarëve të tjerë të të ashtuquajturit Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë akses të plotë në sistemin federal të pagesave.
Nëse konfirmohet, miliarderi do të kishte një mjet të fuqishëm për të monitoruar dhe për të kufizuar potencialisht shpenzimet e qeverisë duke anashkaluar Kongresin.
Kohët e fundit, shefi i Tesla-s sulmoi departamentin e udhëhequr nga sekretari Bessent për mos bllokimin e disa pagesave të konsideruara nga z. Mask (Musk) si të padobishme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments