top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AVOKATI LEONARD DINGO U SHTYP NGA NJË MAKINË DHE VDIQ | KOLEGËT NGREJNË DYSHIME SE E KANË VRARË DUKE E MASKUAR VRASJEN SI AKSIDENT AUTOMOBILISTIK: DREJTUESI I AUTOMJETIT ERJON KAÇANI ËSHTË NË ARRATI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Viktima Leonard Dingo me profesion avokat.

Durrës, Shqipëri | Autoritetet vendore të hetimit penal identifikuan autorin e dyshuar të një aksidenti automobilistik të ndodhur të mërkurën në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, ku mbeti i vdekur z. Leonard Dingo, me profesion avokat.

 

Z. Dingo, me moshë 63 vjeç është përplasur për vdekje nga z. Erjon Kaçani, me moshë 22 vjeç.

 

Pas aksidentit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe e ka braktisur automjetin në fshatin Kodër Arapaj.

 

Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, por autori i aksidentit nuk është kapur ende.

 

Kolegët e avokatit, në një postim në rrjetet sociale thonë se avokati Dingo kishte çështje të rëndësishme, ndaj nuk e përjashtojnë mundësinë që ngjarja të mos ketë qenë aksidentale.

 

Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur.


Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht.


Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm.


Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë.


Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!”, shkruan Avokatët Penalistë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page