Mallakastër, Shqipëri | Autoritetet vendore të hetimit penal gjetën një automjet të djegur dhe tre armë zjarri kallashnikov brenda saj.
Automjeti i djegur u gjet në afërsi të Mallakastrës (fshati Bejaj) dhe ka dyshime se u përket autorëve të aktit kriminal të ndërmarrë ndaj disa qytetarëve në Memaliaj.
Brenda automjeteit u gjetën tre armë zjarri.
Të vdekur nga sulmi i armatosur mbetën:
1- Z. Shyqyri Kalemi.
2- Z. Marsel Çela.
3- Z. Gledian Muka.
I plagosur rëndë ka mbetur gjithashtu edhe z. Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Shënjestëra të sulmit kriminal dyshohet se ishin:
1- Z. Shyqyri Kalemi, i ati i z. Zamir Kalemi dhe i z. Andrea (Adriatik) Kalemit, individë që i përkasin agjenturës shqiptare të krimit ordiner të përfshirë në veprimtari të ethëshme kriminale brenda dhe jashtë territorit administrativ të RSh.
Kush është z. Adriatik Kalemi? Ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë.
Sulmi i armatosur ndaj tij ngjau në muajin dhjetor të vitit 2022.
Ai dyshohet se u vra per hakmarrje për vrasjen e z. Aleksandër Sadikaj.
Z. Kalemi u ka shpëtuar dy sulmeve të armatosura në Greqi. I shpëtoi një sulmi të armatosur në një ishull ku ishte me pushime, por edhe një sulmi në një burg kur u sulmua me thikë.
Në muajin janar të vitit 2024 në Unazën e Tiranës u ndërmuar një sulm i armatosur kundër djalit tjetër të z. Shyqyri Kalemi, të quajtur Zamir Kalemi, në kohën kur ai ishte duke qarkulluar me një automjet Smart.
Nga akti kriminal ai mbeti i plagosur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments