Londër, Britani e Madhe | Autoritetet britanike të gjykimit penal shqiptuan 34 muaj heqje lirie për z. Saimir Haxhiaj.
Ai u kap duke punuar në një fermë hashashi në Okllei (Oakley).
Ai tentoi të largohej me vrap nga shtëpia e barit, që u kontrollua nga autoritetet britanike, por u kap shpejt.
Z. Haxhiaj, nga Larsh Kllous (Larch Close), në Londër, u shpall fajtor, ndërsa u dënua për dy akuza penale.
Ai u dënua me 34 muaj heqje lirie.
Ai deklaroi se në dëshminë e tij se ishte trafikuar nga Londra në një vend të çuditshëm dhe ishte lënë atje me dy persona të tjerë.
Ai kishte qenë atje për tre muaj duke drejtuar fermën e kanabisit me një shkallë të lartë profesionalizmi dhe ekspertize.
Hashashi kishte një vlerë të mundshme në rrugë prej 137000 £.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires