top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AUTORITETET BRITANIKE SË SHPEJTI DO TË SHQIPTOJNË DËNIME PENALE PËR TË ARRESTUARIT E MËPOSHTËM SI TREGTARE KOKAINE: PETKO ZHUTEV; GJERGJI DIKO; BRUNO KUÇI; OLSI EBEJA; ERIK MUÇI.

Londër, Britani e Madhe | Strukturat britanike të gjykimit penal së shpejti pritet të shqiptojnë dënime penale kundër:

1- Z. Petko Zhutev, me moshë 39 vjeç, bullgar.

2- Z. Gjergji Diko, me moshë 33 vjeç.

3- Z. Bruno Kuci, me moshë 33 vjeç.

4- Z. Olsi Ebeja, me moshë 40 vjeç.

5- Z. Erik Muci, me moshë 44 vjeç.

 

Ata vepronin si grup i strukturuar kriminal që akuzohet se kontrabandoi kokainë në një ngarkesë me banane nga Amerika e Jugut.

 

Arrestimi i tyre u krye në një pronë industriale, në Tottenham, në veri të Londrës, në muajin shkurt të vitit 2021, fill pasi morën 41 ngarkesa me banane, në të cilat, gjendej edhe lënda narkotike e llojit kokainë.

 

Z. Muçi ishte një nga organizatorët kryesorë të importit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Hetimi penal i karakterit paraprak tregoi se z. Muçi kontrollonte importin dhe furnizimin e vazhdueshëm të sasive të konsiderueshme të kokainës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page