top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTOMJETI QË TRANSPORTONTE 500 MIJË € U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | 2 POLICË PRIVATË TË PLAGOSUR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Përmet, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor Tepelenë-Përmet.

 

Për pasojë mbetën të plagosur dy veta.

 

Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosurit janë policë të një kompanie private, të cilët, po transportonin vlera monetare, rreth 500 milionë lekë të vjetra (e konvertuar në gati 500 mijë euro).

 

Aksidenti automobilistik ngjau rreth orës 16:00, në kthesën e fshatit Kodër, Bashkia Tepelenë, ku furgoni i blinduar i policisë private, dyshohet se i ka prerë rrugën fuoristradës tip “Range Rover”.

 

Dy pjesëtarët e policisë private, u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page