Lushnje, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem.
Automjeti tip “Mercedez-Benz” “GLE”, me targa AA 334 RP për shkak të keqdrejtimit kaloi pengesat (barrierat) e hekurta dhe ra në kanalin anësor.
Drejtuesi i automjetit biznesmeni Kristian Boçi në momentin e aksidentit automobilistik udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur.
Pas aksidentit ata u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe gjenden nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit në fjalë.
Si shkaktarë kryesorë dyshohen lagështia dhe shpejtësia e lartë. Pranë spitalit të Lushnjës kumtohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments