top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRIA DHE GREQIA BLLOKUAN KËRKESAT PËR AZIL NGA QYTETARËT SIRIANË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vjenë, Austri | Pas Gjermanisë, edhe Austria, Greqia, Danimarka dhe Norvegjia kanë njoftuar pezullimin e kërkesave për azil për sirianët, së bashku me Suedinë, e cila, gjithashtu do të pezullojë vendimet e dëbimit.

 

Qeveria austriake ka vendosur të ndalojë kërkesat për azil të refugjatëve sirianë dhe po përgatitet t'i dëbojë ata”, siç thuhet në një deklaratë.

 

Greqia ka pezulluar kërkesat për azil të rreth 9000 sirianëve, njoftoi agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) Online, duke cituar një burim të qeverisë greke të nivelit të lartë.

 

Danimarka dhe Norvegjia kanë njoftuar gjithashtu se do të pezullojnë shqyrtimin e kërkesave për azil nga refugjatët sirianë për shkak të situatës shumë të pasigurt në vend pas rënies së regjimit të Asadit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page